image Ky është 40-vjeçari që vdiq nga stresi, pasi iu grabit barnatorja në Shkup

Sociale

Ky është 40-vjeçari që vdiq nga stresi, pasi iu grabit barnatorja në Shkup

news image

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni dje ka njoftuar se një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pas stresit që ka marrë, pasi të njëjtit i është grabitur barnatorja. Viktima është Ali Skenderi nga Shkupi.

Sipas njoftimit një person ka hyrë me thikë në një barnatore në lagjen Çair, në rrugën “John Kennedy”, duke kërcënuar punëtoren me thikë.

Ndërkohë pas dhjetë minutash në barnatore ka ardhur pronari A.S.(40), të cilit, sipas të denoncimit, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Për kohë të shkurtër në barnatore ka ardhur Ndihma e Shpejtë dhe me veturën e tyre është dërguar në kompleksin “Nënë Tereza” – Klinika e Kardiologjisë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja. /Gazeta Sinjali/