image Ky është 37-vjeçari që rrahu e dhunoi gruan e tij në Pejë

Siguri

Ky është 37-vjeçari që rrahu e dhunoi gruan e tij në Pejë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngjarje të rëndë që dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “UÇK” në Pejë, natën e 12 korrikut, ku një burrë dyshohet se e ka rrahur dhe e ka detyruar gruan e tij për të kryer marrëdhënie seksuale, pa dëshirën e saj.

Sinjali mëson se i dyshuari është Zamir Mekrizvani, 37-vjeçar. Ai gjendet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa ndaj tij, Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit.

I dyshuari, derisa kishte qenë nën ndikim të alkoolit fillimisht e kishte ofenduar gruan e tij, me fjalë fyese, e më pas e kishte sulmuar fizikisht, duke tentuar edhe t’ia shkul dhëmbët.

Por nuk mbaroi me kaq për gruan që përjetoi tmerrin atë natë. Burri i saj derisa e rrihte, e kafshoi atë në pjesën e epërme të trupit dhe në fund e kapi për fyti. Në atë gjendje, i dyshuari e detyroi viktimën, gruan e tij, të kryenin marrëdhënie seksuale.

Mekrizvani po dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunimi” dhe “dhunë në familje”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/