image Ky është 33-vjeçari që u vetëvar sot në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

Siguri

Ky është 33-vjeçari që u vetëvar sot në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

news image

Një 33-vjeçar me inicialet Y.D., është gjetur i vetëvarur me jelekun e tij në dritaren e dhomës së Qendrës së Paraburgimit, në Hajvali. Ai nuk arriti të mbijetojë, përkundër ndihmës mjekësore, duke ndërruar jetë në QKUK.

Sinjali mëson se personi në fjalë është Yll Duli, i cili ishte përdorues i substancave narkotike që 18 vjet.

Në vitin 2017, katër vjet më parë, ai e kishte pranuar para Gjykatës Themelore në Prishtinë që konsumon marihuanë që nga viti 2003.

“Përafërsisht konsumoj 1 kilogram marihuanë në muaj”, kishte thënë ai para gjykatës.

“Sa i përket konsumimit dhe sa i përket sasisë së gjetur është e vërtetë se është gjetur në oborrin e shtëpisë së familjes sime dhe e njëjta është e imja dhe e kam pasur për konsumim sepse e konsumoj që 14 vite, por shpërndarjen e shitjen nuk e pranoj”, kishte deklaruar Duli, i cili në atë kohë akuzohet për “Posedim, blerje, shpërndarje e shitje të paautorizuar të substancave psikotrope dhe analoge”, raporton Gazeta Sinjali.

Ai e kishte pohuar se vuante nga depresioni dhe stresi, për çka edhe ishte trajtuar në Gjermani e Kroaci dhe në atë kohë po vazhdonte trajtimin te psikologu./Gazeta Sinjali/