image Ky është 28-vjeçari që u arrestua sot në Prizren

Siguri

Ky është 28-vjeçari që u arrestua sot në Prizren

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për arrestimin e një 28-vjeçari në Prizren, i cili po kërkohej për veprën penale “Lëndim trupor”.

Sinjali mëson se 28-vjeçari që përfundoi në prangat e policisë është Artist Duraku.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha për Sinjalin se ndaj të arrestuarit, Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar gjashtë urdhëresa për arrestim.

Artist Duraku është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim, në kohëzgjatje prej 1 viti.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/