image Ky është 28-vjeçari nga Malisheva që vdiq pas përplasjes me kamionin

Foto/ Ky është 28-vjeçari nga Malisheva që vdiq pas përplasjes me kamionin

news image

Egzon Bytyqi ka gjetur vdekjen sot herët në mëngjes në fshatin Astrazub, në rrugën Malishevë-Rahovec.

Vetura të cilën ishte duke e vozitur 28-vjeçari nga fshati Shkozë, është përplasur në një kamion, shkruan Sinjali.

Shefi i trafikut rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija, ka thënë për Sinjalin se shkaku i aksidentit ka qenë i ndjeri që nuk e ka përshtatur shpejtësinë e veturës me kushtet e rrugës.

“Ka mbetur i vdekur një person rreth 28 vjeç. Është përplasur në një kamion. Shkaku ka qenë se drejtuesi i automjetit, viktima, nuk e ka përshtatur shpejtësinë e veturës me kushtet e rrugës”, ka thënë Sahatqija.

Ai ka thënë se përveç vdekjes së 28-vjeçarit, personat e tjerë nuk kanë pësuar. /Sinjali