image Ky është 27-vjeçari që u plagos nga arma e zjarrit

Rajon

Tentim vrasje/ Ky është 27-vjeçari që u plagos nga arma e zjarrit

news image

Një 27-vjeçar është qëlluar sot me armë zjarri në fshatin  Ishull, Lezhë. Bëhet fjalë për Saimir Nikolla. Mësohet se Nikolla është qëlluar pas një konflikti çasti, 700 metra larg Drejtorisë së Policisë.

Ende nuk dihen rrethanat por mësohet se Nikolla është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Policia po heton sakaq për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi Policor:

Rreth orës 11:05, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi S.N. 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.