image Përleshja në Prizren, arrestohet i dyshuari që theri me thikë 38-vjeçarin

Siguri

Përleshja në Prizren, arrestohet i dyshuari që theri me thikë 38-vjeçarin

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngatërresë e cila ka ndodhur sot në lagjen Ortakoll të Prizrenit, ku një person është lënduar si pasojë e therjes me thikë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar një person, 25-vjeçar dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e viktimës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një përleshje mes viktimës dhe një personi tjetër (emër i njohur për redaksinë), i cili e kishte therur me thikë atë, duke i shkaktuar plagë.

Policia ka kapur të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku e ka mohuar ta ketë therur viktimën.

Veseli ka deklaruar se rasti është duke u trajtuar nga hetuesit e stacionit policor ne Prizren.

/GazetaSinjali/