Ekspozimi i armëve të zjarrit e gjuajtjet me to janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave apo të kaplohen nga paniku si rrjedhojë e ekspozimit të tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Të ekspozojë armën vendosi edhe një 24-vjeçar, i cili u incizua nga dëshmitarët e rastit duke kryer këtë veprim në fshatin Zahaq të Pejës te “Swiss Petrol”.
Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e veta i dyshuari është Arton Avdyli, i cili në momentin kur Policia e Kosovës doli për kontroll posa kishte pranuar informatën, i njëjti ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Megjithatë, pasi Policia veçse posedonte videon e tij, 24-vjeçari ra në prangat e tyre teksa po qëndronte në shtëpinë e tij.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Fsh. Zahaq, Pejë / 17.12.2023 – 19:52. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas që, është vërejtur në një video incizim duke ekspozuar një armë zjarri. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha PK-ja.