Sot rreth orës 17:30, në hyrje të fshatit Shajkovc të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave dhe një traktori, si pasojë e të cilit janë lënduar tetë persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, fatkeqësisht, njëri prej tyre nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Gazeta Sinjali mëson se viktima është 19-vjeçari Alor Bekolli.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i PK-së në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se vdekjen e 19-vjeçarit e ka konstatuar ekipi mjekësor.