image Ky ëshë veprimi i fundit që e mori policia ndaj 8 tifozëve çekë

Kosovë

Sport/ Ky ëshë veprimi i fundit që e mori policia ndaj 8 tifozëve çekë

news image

Tetë tifozët e arrestuar në Kosovë janë liruar nga policia. Atyre u janë konfiskuar gjërat që i kanë marrë me vete si: Flamurin serb, një flamur anti kombëtarë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla. Por para se të lirohen policia u ka shqiptuar gjoba, sipas ligjit për të huajt, raporton Sinjali.

Lajmin për lirimin e tyre e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Lidhur me shtatë (7) shtetasit nga Republika e Çekisë dhe njërit (1)  me nënshtetësi nga Serbia, Policia e Kosovës ka ndermarr veprime sipas procedurave ligjore, u janë konfiskuar disa pajisje dhe në konsultim me prokurorinë janë liruar dje, të njëjtit janë trajtuar edhe sipas ligjit për të huajt, ku të njëjtëve iu janë shqiptuar edhe gjobat bazuar në këtë ligj. Policia e Kosovës mbetet e perkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive në mënyrë profesionale, dhe në bashkëpunim me agjencitë tjera të sigurisë të garantoj rendin kushtetues dhe sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës”, tha Hoxha për Sinjalin.

Identiteti i tifozëve dhe gjërat që iu konfiskuan mund t’i shihni duke klikuar KËTU: