Getoar Aliu i njohur për publikun si Getinjo, ka postuar një foto që nuk e kishim parë kurrë ndonjëherë, të shkëputur nga fazat e para të adoleshencës, shkruan Gazeta Sinjali.
Rep-artisti e ka publikuar në “Instagram” foton në fjalë dhe ka treguar se ajo është realizuar rreth viteve 2005-2006.
Nëse bëjmë një krahasim, sot Getinjo duket shumë më ndryshe, sepse që prej asaj kohe kanë kaluar 15 vite.
Ai e ka cilësuar veten origjinal, duke qenë se dhe imazhin e ka shoqëruar me këtë shkrim./Gazeta Sinjali/