Të enjten do të mbahet seancë plenare e Kuvendit, duke filluar nga ora 10:00, raporton Gazeta Sinjali.
Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Sinjali bëhet e ditur se pikë e rendit të ditës do të jetë edhe Interpelanca me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari Lila, e nënshkruar edhe nga nëntë deputetë tjerë në lidhje me dhënien e licencave afatgjate për prodhimin e energjisë elektrike ndërrmarjes “Kelkos Energy”.
Gjithashtu do të bëhet edhe shqyrtimi i parë i Projketligjit 07/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L-15 për letërnjoftim.