image Kuvendi sot voton Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Kosovë

Kuvendi sot voton Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

news image

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike sot del në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Pas shtatë tentimeve deputetët e Kuvendit të Kosovës arritën që ta kalojnë në lexim të parë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Por që ky projektligj të vihet në funksion duhet që të kalojë edhe në lexim të dytë.

Shkëlzen Hajdini deputet nga radhët e LDK-së thotë se nëse ky projektligj kalon do të jetë një infuzion për ekonominë e vendit. Hajdini shton se pret që të ketë një unitet nga të gjitha partitë politike.

Për të kaluar këtë projektligj nevojiten 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës./Gazeta Sinjali/