image Kuvendi sot mban seancë, pritet të votohet shkarkimi i 5 anëtarëve të Këshillit për Shërbimin Civil

Politikë

Kuvendi sot mban seancë, pritet të votohet shkarkimi i 5 anëtarëve të Këshillit për Shërbimin Civil

news image

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë punimet e seancës së kaluar, duke filluar nga ora 10:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar rendin e ditës për seancën e sotme.

Gjatë kësaj seance pritet të votohet shkarkimi i pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në këtë seancë po ashtu është paraparë edhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, si dhe do të shqyrtohet propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike, si pasojë e pandemisë COVID-19

/GazetaSinjali/