image Kuvendi sot mban dy seanca, ky është rendi i ditës - Sinjali

Kuvendi sot mban dy seanca, ky është rendi i ditës

news image

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare, ku nga ora 10:00 do të vazhdojnë punimet për debatin parlamentar lidhur me organizimin e arsimit gjatë pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa nga ora 15:00, do të ketë pyetje parlamentare si dhe do të prezantohet një kandidat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Kurse, të premten, mbahet një seancë plenare ku do të jetë një interpelancë me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, për faljen e gjobave ndaj bizneseve të prekura nga COVID-19.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin