image Shpërbërja e Kuvendit, reagon Haradinaj
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Shpërbërja e Kuvendit, reagon Haradinaj

news image

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit për shpërbërjen e Kuvendit, më 22 gusht. Këtë vendim Haradinaj e ka përshëndetur duke thënë se mandati duhet t’i kthehet sovranit, raporton Gazeta Sinjali.

“Vendimi i Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 Gusht 2019, për shpërbërjen e Kuvendit, është veprim i duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Ky vendim, do t’i hap rrugë procesit zgjedhor në vend, si opcion i vetëm dhe i domosdoshëm”, shkruan Haradinaj në FB, transmeton Sinjali.

Po ashtu ai ka theksuar se është për t’u përshëndetur edhe ideja, që përpara se të shpërbëhet Kuvendi, të votohet për marrëveshjen me IPA.

“Po ashtu, është për tu përshëndetur vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga BE”, thekson ai.

Sipas, Haradinajt, kthimi i mandatit te sovrani, zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që e presin Kosovën.

Seanca për shpërbërjen e Kuvendit do të mbahet më 22 gusht në orën 10:00./Gazeta Sinjali/