image LDK propozon një pikë shtesë për rezolutën, Kuvendi shkon në pauzë - Sinjali

LDK propozon një pikë shtesë për rezolutën, Kuvendi shkon në pauzë

news image

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka propozuar një pik që të përfshihet në dokumentin për rezolutë të paraqitur në Kuvend nga kryeministri, Albin Kurti e që mban firmën e shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

 “Marrë parasysh gjendjen e krijuar dhe paaftësinë e Qeverisë për të menaxhuar me situatën dhe të vetëdijshëm për rolin e faktorit ndërkombëtar, propozon këtë projekt rezolutë: Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria që të përdor praktikat më të mira ndërkombëtarë dhe të jetë në koordinim me partnerët ndërkombëtar”, ka thënë Gashi.

Ai ka deklaruar se kërkojnë që një pikë e tillë të përfshihet në propozim rezolutën e propozuar nga Kusari-Lila.

Pas kësaj, kryeparlamentari, Glauk Konjufca bëri të ditur se Kuvendi shkon në pauzë, më pas për të diskutuar lidhur me draftin final të rezolutës./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin