Me 65 vota për, 2 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, shkruan Gazeta Sinjali.
Partitë opozitare më herët kanë kritikuar Qeverinë për zhbërjen e Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se vetëm janë duke i zbatuar premtimet që ua kanë dhënë qytetarëve.
Komisioni parlamentar për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti pas shqyrtimit të raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), i rekomandoi Kuvendit të Kosovës mosmiratimin e këtij raporti dhe shkarkimin e bordit të agjencisë.
Ky Komision, po ashtu i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të propozojë përbërjen e re të bordit të AKP-së.