image Kuvendi ratifikon tri marrëveshje ndërkombëtare

Politikë

Kuvendi ratifikon tri marrëveshje ndërkombëtare

news image

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar sot tri marrëveshje ndërkombëtare.

Marrëveshja e parë kishte të bënte me “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, një marrëveshje e financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Me 81 vota për, 9 kundër dhe asnjë abstenim u ratifikua kjo marrëveshje, ndërkohë që kundër kësaj ka votuar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pas kësaj, në Kuvend u miratuan edhe dy marrëveshje tjera ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për ratifikimin e kredisë për projektin efiçenca energjike për ndërtesat publike në Prishtinë dhe Prizren.

“Votimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për projektin korniza e qyteteve të gjelbra, dritarja 2, efiçienca e energjike e ndërtesave publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim”, tha Konjufca.

Për këtë marrëveshje, 88 deputetë votuan për, derisa nuk pati asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër.

“Ratifikimi i kredisë për projektin e eficienca energjike në ndërtesat publike në Prizren, e lidhur mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim”, tha Konjufca.

Ndërsa, për këtë marrëveshje, 90 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

/GazetaSinjali/