image Kuvendi publikon shpenzimet e deputetëve për udhëtim ndër vite

Politikë

Kuvendi publikon shpenzimet e deputetëve për udhëtim ndër vite

news image

Kuvendi i Kosovës ka publikuar shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2021.

Bazuar në interesimin dhe kërkesat e shumta të mediave për qasje në shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2021, në vazhdimësi të transparencës si dhe në funksion të interesit publik, gjeni shpenzimet e udhëtimit të deputetëve për periudhën e lartcekur”, ka shkruar Kuvendi.

Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit.

Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione.

Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit.

Periudha: nëntor – dhjetor 2011

Periudha: janar – dhjetor 2012

Periudha: janar – dhjetor 2013

Periudha: janar – dhjetor 2014

Periudha: janar – dhjetor 2015

Periudha: janar – dhjetor 2016

Periudha: janar – korrik 2017

Periudha: gusht – dhjetor 2017

Periudha: janar – dhjetor 2018

Periudha: janar – dhjetor 2019

Periudha: janar – dhjetor 2020

Periudha: janar – dhjetor 2021

/Gazeta Sinjali/