image Kuvendi nuk e miraton Kodin e ri Civil

Politikë

Kuvendi nuk e miraton Kodin e ri Civil

news image

Kodi i ri Civil nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës, për shkak të mungesës së votave, kod ky me anë të së cilit lejohen martesat e gjinisë së njëjtë.

77 deputetë ishin të pranishëm në Kuvend, e ku pro këtij kodi votuan 28, kundër votuan 29 ndërsa abstenuan katër deputetë.

Projektkodi Civil është kundërshtuar nga një pjesë e madhe e deputetëve, për shkak të nenit i cili mendohet se çon drejt martesave të së njëjtës gjini.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, parashikon se “në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin”.

Por një gjë të tillë nuk e lejon Kodi Civil aktual, pasi aty specifikohet se “martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua”.

/GazetaSinjali/