image Kuvendi nuk arrin të zgjedh as zëvendësit e Avokatit të Popullit
[wp-story id="814678"]

Politikë

Kuvendi nuk arrin të zgjedh as zëvendësit e Avokatit të Popullit

news image

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë zgjedhur asnjë prej kandidatëve për zëvendës të Avokatit të Popullit, shkruan Gazeta Sinjali.

Meqenëse asnjë prej kandidatëve nuk mori 50 votat e mjaftueshme për të marrë këtë pozitë, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mbylli punimet e kësaj seance.

Meqenëse asnjë prej kandidatëve nuk i ka marrë 50 vota për, të nevojshme për t’u zgjedhur. Konstatojmë se asnjëri prej kandidatëve nuk është zgjedhur zëvendës i Avokatit të Popullit”, tha Konjufca.

Kandidatët për zëvendës të Avokatit të Popullit ishin Leonora Selmani, Majlind Sinanaj – Lulaj, Shqipe Ibraj – Mala, Isa Hasani, Basri Kastrati, Arta Ibrahimi, Selman Ymeri dhe Naile Alaj. /Gazeta Sinjali/