image Kuvendi mund t’i ketë 14 komisione parlamentare, kështu do të ndahen sipas Jakajt

Politikë

Kuvendi mund t’i ketë 14 komisione parlamentare, kështu do të ndahen sipas Jakajt

news image

Naim Jakaj nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, ka publikuar një formulë se si do të mund të ndahen komisionet parlamentare në legjislaturën e re, të paktën, deri në këto momente kur ka përfunduar numërimi i të gjitha votave, shkruan Gazeta Sinjali.

Jakaj përmes një postimi në Facebook, thotë se gjithçka mund të ndryshojë, meqë ndarja e komisioneve bëhet pasi të konfirmohet madhësia e grupeve parlamentare, e që bëhet disa ditë para se të ndahen ato.

Postim i Jakajt:

 1. Kuvendi do t’i ketë 14 komisione parlamentare (sipas praktikës që është ndryshuar me seancë plenare);

2. LVV do t’i kryesojë 7 komisione parlamentare;

3. PDK dhe LDK do t’i kryesojnë nga dy komisione parlamentare;

4. L. Serbe do ta kryesojë një komision parlamentar;

4. Komunitetet tjera joshmicë do ta kryesojnë një komision parlamentar.

Dy komisione parlamentare, sipas dispozitave të Rregullores së Kuvendit, do t’u takojnë opozitës: Komisioni për mbikëqyrjen e Financave Publike dhe për Mbikëqyrjen e AKI-së u takojnë opozitës. Për këtë çështjen partitë opozitare vendosin me marrëveshje ose me short. Zgjedhja për të dy komisionet bëhet në fund të përzgjedhjes në përgjithësi të komisioneve.

p.s në tabelën e mëposhtme, është përfshirë në mënyrë hipotetike, një grup parlamentar nga komunitetet e tjera joshumicë, sipas praktikës së mëhershme. Pra, ai grup ka qenë 6+, por meqenëse tash ka ndryshime të tjera, përzgjedhja dhe numri i komisioneve mund të ndryshojë në momentin e fundit.

/Gazeta Sinjali/