Të hënën, do të mblidhet kryesia e Kuvendit, e thirrur nga kreu i legjislativit Kadri Veseli. Në agjendë të diskutimit siç mësohet është shpërbërja e Kuvendit të Kosovës.
Para pak ditësh, Veseli ftoi partitë politike që ‘të mos maltretojnë qytetarët’, por ‘që të merren vesh në Kuvend’ për të caktuar seancën ku do të shpërbëhej Kuvendi.
“Mos t’i maltretojmë qytetarët, është koha e vendimmarrjes. I kisha thirr kolegët e mi të partive politike, të mblidhemi në Kuvend, duhet të ndodh shpërbërja e Parlamentit, të merremi vesh për datën e zgjedhjeve”, kishte deklaruar Veseli./Sinjali/