image Kuvendi miraton rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike

Politikë

Kuvendi miraton rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike

news image

Deputetët kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, për auditimin e buxhetit vjetor të Republikës së Kosovës, për vitin 2020.

Nga 82 deputetë të pranishëm në sallë, votuan 79 prej tyre, të gjithë pro miratimit.

E pranishme në sallë ishte edhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e cila paraqiti para kuvendit të gjeturat e raportit vjetor të auditivit nga buxheti i Kosovës.

/GazetaSinjali/