Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar Projektligjin për formimin e Gjykatës Komerciale.
Projektligji i propozuar nga Grupi Parlamentar
i Lëvizjes Vetëvendosje u votua me 66 vota pro, asnjë kundër dhe pesë
abstenime.
Miratohet në parim shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për
vitin 2021
Kryeparlamentari Glauk Konjufca njoftoi se ky projektligj është miratuar në parim.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, kërkoi që të mbahet edhe një seancë që të miratohet shqyrtimi i dytë i rishikimit të Buxhetit më 28 korrik. /GazetaSinjali/