Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancën e parë të sesionit vjeshtor, pas kthimit të deputetëve nga pushimi, raporton Gazeta Sinjali.
Seanca e cila është planifikuar të mbahet të enjten, do të fillojë nga ora 10:30 dhe gjatë saj pritet të votohen disa pika të papërfunduara të seancave të kaluara.
Këto janë pikat e rendit të ditës të cilat pritet të votohen në këtë seancë:
- Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
- Votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.
- Votimi i Propozim – Rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
- Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
- Votimi në parim i Projektligjit nr 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19./Gazeta Sinjali/