Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë lidhur me situatën ekonomike në vend si pasojë e pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo seancë e cila është vazhdimësi e seancës së javës së kaluar do të fillojë në orën 10:00.
Kujtojmë se në seancën e kaluar u diskutua për dialogun Kosovë –Serbi, ku kryeministri, Albin Kurti, raportoi para fillimit të dialogut dhe takimit të nesërm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Ndërkaq, me fillim nga ora 13:00 do të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit ku do të vendoset për caktimin e seancës së re./Gazeta Sinjali/