Të enjten Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne me rastin e përvjetorit të 14-të të shpalljes së pavarësisë.
Gazeta Sinjali e ka siguruar rendin e ditës për datën 17 shkurt, ku është vetëm një pikë në rendin e ditës.
Lajmin e konfirmoi edhe deputeti i VV- së, Armend Muja, pasi përfundoi mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
“Të enjten mbahet një seancë solemne. Në ndërkohë nga java e ardhshme, janë këto pika të rendit të ditës. Dy ligje të rëndësishme në luftën e korrupsionit kanë hyrë në rendin e dytë, projektligji për byronë shtetërore dhe verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, projektligji për deklarimin e prejardhjes dhe kontrollit të pasurisë. Po ashtu, në rend dite është edhe projektligji për Agjencinë për Akreditimin. Këto janë esenciale për javën e ardhshme. Jemi dakorduar që javën tjetër të ketë seancë edhe për dialogun dhe politikën e jashtme”, tha ai.