image Kuvendi mban seancë më 28 prill, në rend dite themelimi i Komisionit Hetimor për rrymën

Politikë

Kuvendi mban seancë më 28 prill, në rend dite themelimi i Komisionit Hetimor për rrymën

news image

Kuvendi i Republikës së Kosovës më 28 prill mban seancën e radhës, ku në rend dite pritet të jetë edhe themelimi i Komisionit Hetimor për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

Kjo u bë e ditur nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se në rend dite do të jenë edhe zgjedhja e një anëtari të bordit të RTK-së dhe debati për punën e Qeverisë, raporton Gazeta Sinjali.

“Seanca e radhës është më 28 prill. Shtesë është votimi i kërkesës për themelimin e Komisionit Hetimor, zgjedhjen e një anëtari të bordit RTK dhe debati për punën e qeverisë. Këto janë pikat që caktuam për seancë të rregullt. Ekzistojnë dy forma që mund të procedohet tutje e para mund të tërhiqen nënshkrimet apo edhe të tërhiqet ajo kërkesë dhe të procedohet njëri grup parlamentar ri opozitës”, tha ajo.

Kujtojmë se partitë opozitare kanë paralajmëruar bojkot të Kuvendit nëse nuk bëhet formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar.

/GazetaSinjali/