image Kuvendi mban nesër seancë, diskutohet për arsimin dhe për pagesën e rrymës në veri

Politikë

Kuvendi mban nesër seancë, diskutohet për arsimin dhe për pagesën e rrymës në veri

news image

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar rendin e ditës së kësaj seance.

Në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe debati parlamentar i thirrur nga Partia Demokratike e Kosovë për organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Po ashtu, në këtë seancë do të shqyrtohen edhe rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesat e Ndërmarrjes Publike “KOSTT” për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në komunat veriore të vendit.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës;

2. Pyetjet parlamentare;

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;

4. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19;

5. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës./Gazeta Sinjali/