image Kuvendi mban dy seanca plenare, diskutohet edhe çështja e Telekomit

Financa

Kuvendi mban dy seanca plenare, diskutohet edhe çështja e Telekomit

news image

Sot, Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare, në të cilat pritet të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe të diskutohet për situatën e krijuar në ndërmarrjen publike “Telekomi i Kosovës” dhe të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Seanca e parë pritet të fillojë në ora 10:30, për votimin e 5 marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, nga ora 11:00 do të fillojë debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit dhe debat parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 11 e 23 qershor dhe 9 korrik 2020:

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

Votimi i Projektligjit  për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

II. Pika e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13 dhe 14 korrik

Votimi i Propozim-rezolutës të parashtruar nga Grupi Parlamentar i LVV-së lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19,

Votimi i rekomandimeve të propozuara nga Grupi Parlamentar i PDK-së lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ndërkaq seanca tjetër pritet të fillojë nga ora 11:00, ku do të diskutohet për çështjen e Telekomit të Kosovës.

“Debat parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të  përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris,

Debat parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancave

Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këto seanca, do të jetë e pamundur.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të tyre, nëpërmjet:  Ueb faqes së Kuvendit,  Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe  RTK-së, si medium publik”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. /GazetaSinjali/