image Kuvendi Komunal i Prishtinës merr vendim për ndërtimet në Badovc

Kosovë

Seanca/ Kuvendi Komunal i Prishtinës merr vendim për ndërtimet në Badovc

news image

Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës është marrë vendimi lidhur me ndërtimet në afërsi të Liqenit të Badovcit, ku është rekomanduar që Liqeni i Badovcit të futet tek Zona e Peisazhit të Mbrojtur dhe të anulohen Kushtet Ndërtimore për palën e përfshirë.

Gjithashtu në seancë u mor vendimi që të anulohet Plani Zhvillimor Komunal për Zonën l ll ll.

Kujtojmë që ditë më parë u raportua për planin e një kompanie private për të ndërtuar një lagje shumë afër liqenit të Badovcit, ku më pas u ngjallën shumë reagime në publik kundër një leje të tillë ndërtimi. / Gazeta Sinjali/