image Kuvendi Komunal drejtohet nga PDK-ja në komunën që udhëhiqet nga VV-ja

Politikë/ Kuvendi Komunal drejtohet nga PDK-ja në komunën që udhëhiqet nga VV-ja

news image

Me 17 vota pro, Sulltan Badalli i PDK-së, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vetëm 16 vota.

Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në janar të këtij viti, Kuvendi Komunal i Prizrenit në mungesë të kuorumit ka dështuar të zgjedhë kryesuesin.

Pak çasteve pasi PDK mori kryesinë e Kuvendit komunal të Prizrenit, kryetari Mytaher Haskuka njoftoi për prishjen e koalicionit me LDK-në. /Gazeta Sinjali/