Partia Demokratike zhvillon sot Kuvendin Kombëtar të saj në Sallën e Kongreseve ku janë mbledhur mijëra delegatë si edhe mbështetës të ndryshëm nga e gjithë Shqipëria.
Kuvendi i sotëm vjen pas atij të një jave më parë të organizuar nga ish-kryeministri Berisha, i cili fillimisht votoi për shkarkimin e nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, ndërsa sot është thirrur referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Ky i fundit i ka cilësuar “nul” të gjitha vendimet e marra nga Kuvendi i Berishës duke organizuar Kuvendin e sotëm të PD-së, përmes të cilit pritet të ndërmerren një mori vendimesh të rendësishme për organizimin dhe drejtimin e partisë, të cilat godasin drejtpërdrejt Sali Berishën.