image ​Kuvendi i Kosovës miraton Projektligjin për kodin e procedurës penale

Politikë

​Kuvendi i Kosovës miraton Projektligjin për kodin e procedurës penale

news image

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. Pro këtij projektligji votuan 63 deputetë, një pjesë e tyre edhe deputetë të partisë opozitare, PDK-së.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi, derisa prezantoi projektligjin, tha se i njëjti do t’i prek ndryshimet procedurale sa i përket dhunimit, dhunës seksuale dhe dhunës në familje.

“Si nevojë për ndryshimet procedurale të dhunimit, dhunës seksuale dhe dhunës në familje që kanë marrë përmasa shqetësuese. Nevoja dhe domosdoshmëria e këtyre ndryshimeve, jo vetëm atyre materiale. Pra ashpërsimi i sanksioneve penale dhe përcaktimi i disa veprave të reja penale e determinon edhe nevojën për përshpejtim të procedurave për hetim dhe gjykim efikas”, tha ajo. 

/GazetaSinjali/