image Të martën Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, masat emergjente në rend të ditës

Politikë

Të martën Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, masat emergjente në rend të ditës

news image

Të martën, me fillim prej orës 11:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas një dokumenti, që e ka siguruar Sinjali, shihet se në rend të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i vendimit të Qeverisë për Masat Emergjente për kufizim të furnizimit me energji.

Për thirrjen e kësaj seance kanë nënshkruar 40 deputetë, të gjithë nga radhët e Vetëvendosjes.

Qeveria e Kosovës dje mori vendim për masat emergjente, të cilat pritet të zgjasin deri në 60 ditë, por njëherë duhet të miratohen nga deputetët e Kuvendit.

/GazetaSinjali/