image Kuvendi i Kosovës mbushë 20 vjet

Politikë

Kuvendi i Kosovës mbushë 20 vjet

news image

Kuvendi sot i ka bërë 20 vjet prej kur ushtron kompetencat e tij në parimin e ndarjes së pushteteve të sanksionuar me Kushtetutën si dhe parimin e përfaqësimit të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kështu ka thënë, i pari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Tetë palë zgjedhje parlamentare dhe tetë legjislatura janë realizuar gjatë këtij 20-vjeçari, në kushtet e lirisë e të demokracisë. Zanafilla e Kuvendit të Kosovës daton dekada më parë, duke evoluar gjatë etapave të ndryshme të historisë së Kosovës”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Ai tha se Kuvendi kultivon marrëdhënie ndërparlamentare me një varg vendesh mike, duke nënshkruar memorandume bashkëpunimi, formuar grupe parlamentare të miqësisë dhe duke zhvilluar diplomaci parlamentare.

Kuvendi i zbaton rekomandimet e raportit për vendin të Komisionit Evropian, ka një rol aktiv për zbatimin e MSA-së, duke mbajtur dy herë në vit takime të rregullta në kuadër të Komisionit për MSA-në, si dhe kujdeset që legjislacioni i miratuar të jetë sa më kompatibil me standardet evropiane dhe ndërkombëtare”, tha Konjufca.

/GazetaSinjali/