I gjithë objekti i Kuvendit të Kosovës dhe i Presidencës është dezinfektuar para disa ditësh.
Nga disa fotografi ekskluzive të siguruara shihen ekipet profesionale duke i dezinfektuar në tërësi zyrat e Kuvendit dhe Presidencës.
Zyra e Kryetares së Kuvendit sot ka thënë se i kanë kërkuar opinion profesional IKSHPK-së për ta pyetur nëse mund të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit kundër kryeministrit Kurti.
Por, shikuar edhe nga faktet, aty ditë më parë është dezinfektuar çdo hapësirë që të mund të vijojnë punën stafi i Kuvendit dhe Presidencës.