Kuvendi i Kosovës nuk e ka hedhur në votim rezolutën nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës.
Për mbylljen e xhirollogarive bankare të “Telekomit” vendimin përfundimtar e dha Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris.
Kuvendi dështoi ta miratojë rezolutën për shkak se nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.
Deputetët po vazhdojnë debatin për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.
Më vonë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të raportojë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi./ Gazeta Sinjali/