image Kuvendarët e Gjilanit miratojnë kërkesën për lirim deri në 100 euro nga tatimi në pronë

Kosovë

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë kërkesën për lirim deri në 100 euro nga tatimi në pronë

news image

Kuvendi Komunal i Gjilanit këtë të premte ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, ku ka votuar “për” lirimin e qytetarëve deri në shifren prej 100 eurove nga tatimi në pronë.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, “për” kanë votuar edhe pozita edhe opozita.

Kujtojmë se kërkesa për zbritje të shifrës për pagesen e tatimit në pronë nga Kuvendet Komunale ka ardhur si nevojë, pas rritjes së madhe të tatimit.

Nuk dihet se si do të reflektoj ky votim sot në Kuvendin e Gjilanit, e nëse një gjë e tillë do të ndodh në krejt Kosovën, meqenëse tatimi në pronë është rritur në krejt vendin, pas rivlerësimit të pronave. Një çështje tjetër e pa qartësuar mbetet, nëse kuvendet komunale kanë apo jo të drejt ta marrin një vendim të tillë.

Kuvendarët e Gjilanit miratuan kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën 100 euro Gjilan,…

Posted by Komuna e Gjilanit on Friday, February 3, 2023

/GazetaSinjali/