image Kushtetuesja ia ndalon Kurtit kandidimin për deputet

Kosovë

Kushtetuesja ia ndalon Kurtit kandidimin për deputet

news image

Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin final ia ka ndaluar kreut të VV-së, Albin Kurtit, të kandidoj për deputet.  

Me këtë aktgjykim të plotë të Gjykatës Kushtetuese, u ndalohet të gjithë atyre që janë të dënuar në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë të kandidojnë për postin e deputetit.

Me këtë vendim, preket edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, të cilit Apeli ia ka vërtetuar dënimin me kusht në vitin 2018.

“Në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjera në aktgjykim.

/GazetaSinjali/

Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë, vendi drejt zgjedhjeve