image Kushërinjtë s'e dinin se Sylë Tahirsylajt i është hakuar Facebook-u, deponojnë deri në 2000 euro

Kosovë

Kushërinjtë s’e dinin se Sylë Tahirsylajt i është hakuar Facebook-u, deponojnë deri në 2000 euro

news image

Meteorologut të njohur në Kosovë, Sylë Tahirsylaj, i është hakuar llogaria në Facebook, këtë e ka bërë të ditur vajza e tij, Donika Tahirsylaj Alidema e cila është specialiste e Psikologjisë Mjekësore.

Nga llogaria e meteorologut po kërkohen para kinse për një hall të madh që “ai” ka.

Vajza e meteorologut tha se janë të shqetësuar me veprimet që po kryhen në emër të babait të saj.

“Rasti tashmë është raportuar edhe në Polici, jemi të shqetësuar sepse po kërkohen shuma të mëdha parash, disa kushërinj kanë deponuar deri në 2000 euro duke menduar se po e ndihmojnë babain”, tha ajo.

Sipas saj, duket se llogaria bankare nga ku po kërkohen para është nga Shqipëria.

Nga fotot e publikuara shihen mesazhet që po shpërndahen në emrin e meterologut.

/GazetaSinjali/