FOTO/ Kushdo që e shihni këtë person urgjentisht lajmëroni Policinë e Kosovës

news image

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar për arrestim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar sipas Policisë së Kosovës është:

NASER (ZENUN) OSMANAJ i lindur me 22.03.1965 në fshatin Prekallë – Istog.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

1- (një) rast për veprën penale “Mashtrim”

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Ferizaj.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë”, thuhet në apel të PK-së.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]


Shpërndaje artikullin