Në Kosovë numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 15.
Kjo është bërë e ditur para pak minutave nga Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media, transmeton Gazeta Sinjali.
Bëhet e ditur se dy të infektuarit janë dy të fejuar, të cilët kishin ardhur sot nga Londra.
Njëri prej të infektuarve ka vendqëndrimin në fshatin Korishë të Prizrenit, teksa tjetri është nga komuna e Obiliqit.
“Dy rastet janë dy të fejuar të ardhur nga Londra sot me datë 16.03.2020 me fluturim direkt Londër -Prishtinë. Të dytë kanë qëndruar në Londër nga data 04 mars deri me datën 16.03.2020, dhe sot janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe të përcjellur me auto ambulancë për në Klinikën Infektive-SHSKUK. Rastet janë me vendqëndrim nga fshati Korishë-Prizren dhe tjetri nga komuna e Obiliqit”, bëhet e ditur në njoftimin e ministrisë./Gazeta Sinjali/