image Sinjali i Fundit: 15 persona të infektuar me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi/ Sinjali i Fundit: 15 persona të infektuar me koronavirus në Kosovë

news image

Edhe dy raste të reja janë shënuar me koronavirus në Kosovë, numri ka shkuar në 15, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

“Dy rastet janë dy të fejuar të ardhur nga Londra sot me datë 16.03.2020 me fluturim direkt Londër -Prishtinë. Të dytë kanë qëndruar në Londër nga data 04 mars deri me datën 16.03.2020, dhe sot janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe të përcjellur me autoambulancë për në Klinikën Infektive-SHSKUK. Rastet janë me vendqëndrim nga fshati Korishë-Prizren dhe tjetri nga komuna e Obiliqit”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Gazeta Sinjali/