Arzana Kraja është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja. Ajo ishte e dalluar në fushën e regjisë dhe i takon gjeneratës së re të regjisorëve kosovarë.
Arzana Kraja ishte fituese e çmimeve vendore dhe ndërkombëtare në fushën e regjisë.
Regjisorja kosovare njihet më së miri për filmin ‘Shkurta’, ndërsa ishte edhe regjisore e filmit të metrazhit të gjatë, “Fusha e mëllenjave” që bëri hapjen zyrtare të edicionit të 11 të PriFest 2019.
“Fusha e Mjellmave” ishte pretendent për çmim edhe në ngjarjen prestigjioze të filmit ‘Berlinale’.
Problemet e një të burgosuri politik shqiptar, i cili e ka vështirë të jetojë me të kaluarën, ishin shfaqur në filmin debutues të regjisores Arzana Kraja.
Kraja është gjetur e vdekur sot në lagjen “Kalabria” të Prishtinës.
Lajmin për gjetjen e një trupi të pajetë mëngjesin e sotëm në Prishtinë, e ka konfirmuar policia për Gazetën Sinjali.
“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalur menjëher në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. /Gazeta Sinjali/