image Kosnett: I pikëlluar me vdekjen e regjisores Arzana Kraja

Kosovë

Ngushëllim/ Kosnett: I pikëlluar me vdekjen e regjisores Arzana Kraja

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, i ka shprehur ngushëllime familjes Kraja për vdekjen e regjisores kosovare Arzana Kraja.

Kosnett përmes rrjetit social Twitter, ka thënë se një talente e mirë ka ikur para kohe, transmeton Gazeta Sinjali.

Një talente e mirë na ka lënë para kohe. I pikëlluar me vdekjen e Arzana Krajës. Në emrin tim, të Alison dhe të Ambasadës së SHBA-së, shprehim ngushëllimet për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik në Kosovë”, ka shkruar ai.

Regjisorja e njohur kosovare u gjet mëngjesin e djeshëm pa shenja jete në banesën e saj dhe ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Familja Kraja, ka njoftuar se varrimi i Arzanës do të bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e lagjes “Dragodan”, në Prishtinë./Gazeta Sinjali/