image Isa Mustafa ngushëllon familjen Kraja për vdekjen e regjisores Arzana Kraja

Kosovë

Pikëllim/ Isa Mustafa ngushëllon familjen Kraja për vdekjen e regjisores Arzana Kraja

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime familjes, bashkëpunëtorëve, si dhe komunitetit kulturor të Kosovës për vdekjen e regjisores Arzana Krajës.

Mustafa përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se regjisorja u nda nga jeta në kulmin e promovimit të vlerave kulturore si pjesëtare e një brezi të si e shumë të suksesshëm të Kosovës.

E nderuara familje Kraja, me dhimbje te madhe dëgjuam lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës tuaj, regjisores tonë të re e të mirënjohur, Arzana Kraja. Arzanja u nda nga jeta në kulmin e promovimit të vlerave tona kulturore si pjesëtare e një brezi të ri e shumë të suksesshëm të Kosovës.
Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës juve si dhe bashkëpunëtorëve të Arzanës dhe komunitetit kulturor të Kosovës ju shprehi ngushëllimet më të thella
”, ka shkruar ai.

Ngushëllime familjarëve të regjisores kosovare sot i kanë shprehur edhe krerët e shtetit, të cilët theksuan se është një humbje e madhe për kinematografinë kosovare.

Arzana Kraja u gjet sot në banesën e saj në lagjen “Kalabria” të Prishtinës pa shenja jete ndërkohë që deri më tash nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së saj./Gazeta Sinjali/