image Kush është “djali arrogant” nga Serbia që hoqi flamurin shqiptar në Beograd

Rajon

Kush është “djali arrogant” nga Serbia që hoqi flamurin shqiptar në Beograd

news image

Në rrjetet sociale gjatë dy ditëve të fundit ka qarkulluar fotografi ku shihen disa të rinj në Beograd që heqin flamurin shqiptar.

Autor për këtë është një djalë i ri në Serbi, që nga mediat serbe konsiderohet si “arrogant”. Ai quhet Nikolla Keljanoviq, i cili ka pranuar se ka hequr flamujt e Shqipërisë në Beograd, shkruan tvklan.al.

Po udhëtoja me një shokun tim në bulevard kur pashë flamujt e Shqipërisë. Ndaluam me qëllim për t’i hequr. Kur u afruam, 4 djem vrapuan drejt nesh dhe donin të na ndihmonin, kështu që u ngjitën. Vazhduam dhe hoqëm disa flamuj”, tha ai.

Kur u pyet nga mediat serbe përse e bëri këtë veprim, Keljanoviq tha “nuk kam asgjë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve që janë për pajtim, por ka dhe nga ata që na urrejnë dhe përderisa ka nga ata që janë kundër serbëve dhe Serbisë, nuk dua të shoh flamurin e tyre në Beograd. Samiti ka mbaruar, tani mund të hiqet flamuri shqiptar dhe flamujt e tjerë”.

Shtypi i Beogradit shkruan se Nikolla Keljanoviq u bë i njohur pasi tërhoqi vëmendjen me një makinë të veçantë model Porsche me ngjyrë floriri. /GazetaSinjali/